Muiznieks: Prishtina dhe Beogradi duhet të merren me viktimat e luftës

Prishtina dhe Beogradi duhet ta rrisin nivelin e bashkëpunimit sa i përket adresimit të krimeve të luftës dhe gjetjen e personave të zhdukur, ka thënë komisari i Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, Nils Muiznieks.

Në një intervistë për “Kohën Ditore”, Muiznieks ka theksuar se shkëmbimi i informatave dhe qasja në arkivat respektivë do të ndihmonte që çështja e të pagjeturve të adresohej në mënyrë efikase.

Por, sipas tij, ky bashkëpunim po mbahet peng nga politika.

Komisari Muiznieks ka folur edhe për rolin e mediave në Kosovë, duke kërkuar nga autoritetet që t’i adresojnë si duhet rastet e raportuara të sulmeve dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve.

Sa i përket transmetuesit publik, Muiznieks ka thënë se elementë brenda Qeverisë transmetuesin publik janë duke e trajtuar si transmetues qeveritar.

Muiznieks ka folur edhe për Gjykatën Speciale, si dhe gjasat për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme