I ftuar në emisionin “Pa maskë” ishte dragmaturgu, regjisori dhe publicist, Prof. Dr. Haqif Mulliqi i cili ka folur për rëndësinë e artit në përgjithësi dhe teatrit në veçanti. Fituesi i shumë çmimeve ndërkombëtare, autor i mbi 20 dramave me një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në skenën artistike ka thënë se sot teatri në veçanti ballafaqohet me një varfëri të repertoarit.
“Tetari është institucioni që emancipon emocionet. Teatrin duhet të dish ta duash. Realiteti jonë tregon se trajtimi që i bëjmë ne teatrit dhe filmit nuk është ai i duhuri. Nuk ka investime të duhura në teatër dhe film tek ne dhe përkundër kësaj gjithmonë ekzistojnë disa akuza se si njerëzit e tetarit dhe të filmit nuk bëjnë diçka për momentume të caktuara siç është lufta. Por, në fakt nuk mund të bësh një film të mirë për luftën të themi, nëse nuk ke investim të duhu, ka deklaruar Mulliqi.
Ai është shprehur se vigjilenca e pushtetit në Kosovë ka qenë e munguar karshi teatrit. Mulliqi është shprehur se Teatri i Prishtinës ka qenë ndër më të mirët në kohën e ish Jugosllavisë ngaqë mund të realizonte çdo shfaqje.
Dramaturgu Mulliqi ka thënë se në Kosovë ka artistë të shumtë që janë të suksesshëm, mirëpo të cilëve nuk iu jepet hapësira dhe rëndësia e duhur.
“Ka shumë aktorë që janë jashtëzakonisht të talentuar, por njerëzit nuk e njohin punën e tyre, talentin dhe sakrificën e tyre”, ka deklaruar Mulliqi, i cili ka shtuar se jetojmë në kohë kur më shumë i jepet si ngjarje rëndësi ditëlindjes së nuseve të këngëtarëve sesa artistëve të mirëfilltë, njofton 24-ore.info
Në këtë kohë të zhvillimit të hovshëm teknologjik, Mulliqi ka theksuar rëndësinë që qysh në mosha të hershme, fëmijët të mësohen ta duan teatrin. Madje, ai ka deklaruar se Teatri i Fëmijëve në Prishtinë duhet të jetë në qendër të qytetit, e jo në periferi si dhe të promovohen sa më shumë shfaqjet që jepen./24-ore.info