MUNDËSITË PËR EKSTRADIMIN E HARADINAJT NË SERBI

Drejtori ekzekutiv i Dhomës Ndërkombëtare të Avokatëve, Mark Ellis, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, theksoi se Serbia dhe Franca kanë 40 ditë afat që ta shqyrtojnë rastin Haradinaj, i cili ndodhet në paraburgim në Francë, ku është arrestuar para tri ditësh në bazë të një fletarrestimi të Serbisë të vitit 2004.

“Gjyqi mund të sjellë vendimin në çdo kohë, por në bazë të Konventës Evropiane për Ekstradim ekziston periudha prej 40 ditësh që i mundëson Serbisë dorëzimin e dokumentacionit përkatësisht parashtrimin e kërkesës për ekstradim. Gjyqi vendos brenda 40 ditësh. Përndryshe ai do të lirohet”, thotë Ellis.

Ai mendon se vendimi i Gjykatës së Hagës në rastin e Ramush Haradinajt është shumë relevant dhe se është shumë e mundur që Franca ta lirojë atë po qe se akuzat janë po të njëjtat për të cilat e liroi Gjykata e Hagës.

“Mendoj se Serbia do të dorëzojë dokumentacionin “prima facie” (”e provave të dukshme”)  (dëshmi logjike pa qenë e nevojshme patjetër verifikimi i tyre – përkthyesi), të cilat provojnë juridiksionin e Serbisë për to dhe që do të dallonin nga ato të Gjykatës së Hagës”, thekso ai.

Por, nëse bëhet fjalë për të njëjtat akuza, atëherë ai nuk sheh arsye të ekstradimit të tij në Serbi.

Si një çështje tjetër ai përmend brengën e mundshme të Francës për atë se akuzat mund të jenë politike, e cila gjë ndalohet sipas Konventës Evropiane për Ekstradim.

“Franca nuk mund ta ekstradojë atë, nëse vlerëson se akuzat janë politike apo nëse vjen në përfundim se procesi mund të shndërrohet në proces politik”, theksoi ai.

Në lidhje me kërkesën e avokatëve të Haradinajt për lirimin e tij me kusht, Ellis theksoi se gjykata franceze mund të vendosë në bazë të ligjeve të saj në favor të kësaj kërkese, me çka Haradinajt do t’i merrej pasaporta dhe do t’i kufizohej lëvizja.

“Unë dyshoj se ai në fund do të ekstradohet në Serbi. Patëm të njëjtin rast në Slloveni, e cila nuk deshi ta ekstradojë”, theksoi ai.

Ai thekson gjithashtu se Franca do ta ndiejë “natyrën politike” të kësaj çështjeje, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për ish-kryeministrin, i cili do të ballafaqohej me gjykim në kushte kontradiktore.

“Evropa është e interesuar që Serbia dhe Kosova të forcojnë marrëdhëniet dhe ekstradimi i tij në Serbi do të kishte vërtet ndikim negativ në këtë”, theksoi ai.

Ellis theksoi se edhe mundësinë që Serbia të pranojë se bëhet fjalë për një çështje të ndjeshme politike dhe të kërkojë që Franca ta bëjë burgosjen, ta ngritë aktakuzën dhe ta bëjë gjykimin në bazë të parimeve universale të juridiksionit për krime të luftës.

“Nëse bëhet fjalë për krime të luftës, atëherë ato paraqesin bazë për zbatimin e juridiksionit universal ndërkombëtar për të cilën gjë mund ta bëjnë të gjitha vendet”, konstaton Ellis. /Insajderi.com

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme