Mungesa e autobusëve, problem për nxënësit

Gazetare: Melihate Rrustemi

Mungesa e transportuesve privatë vazhdon të shkaktojë probleme të mëdha te qytetarët, posaçërisht te nxënësit e shkollave të mesme që banojnë në fshatrat e Shkupit. Ata shpesh herë detyrohen të humbin nga mësimi për shkak se nuk arrijnë në kohë në shkollë. Madje, detyrohen të bëjnë shpenzime shtesë dhe në shkollë të shkojnë me taksi.

“Një orë, një orë e gjysmë, nuk ka shpesh, shumë rrallë janë autobusët. Varet, ndonjëherë me autobus kur ka, kur s’ka me veturat e tona, janë harxhime shtesë”, tha një nxënës.

“Për çdo ditë sa e paguani kombin? Për çdo ditë e paguajmë 80 denarë, për dy rrugët.  A ndodhë ndonjëherë të vonoheni në shkollë për shkak të mungesës së transportit? Po, shumë herë edhe na shënojnë mungesa? Si përfundojnë ato mungesa? Ndonjëherë me arsye, ndonjëherë pa arsye”, deklaroi një nxënëse.

Të revoltuar shprehen edhe qytetarët. Thonë se kryetarja e Shkupit po maltreton qytetarët dhe nuk po zgjidh problemet e tyre.

“Unë jetoj në Aerodrom, ka por linja 23 është shumë problematike, nuk ka. Më herët kishte por tash është shumë i rrallë 23”.

“Unë vij nga Lisiçja e re, nuk ka, pres 25 minuta. Nuk ka ose pas gjysmë ore të gjithë vijnë përnjëherë, pastaj sërish nuk ka dhe presim”, u shpreh një qytetare tjetër.

 “Kjo që po ndodhë me transportin publik është më shumë se marrëzi sepse populli nuk mund të duroj që me orë të tëra të pres në këto temperature të ftohta. Mendoj që kryetarja duhet të kujdeset më shumë, të dëgjoj zërin tonë sepse heqja e linjave të caktuara të autobusëve për ne nënkupton humbje kohe, nervozë dhe maltretim. Ne nuk i zgjedhim kryetarët të na maltretojnë por i zgjedhim që t’i zgjidhin problemet e popullatës”, tha një qytetare.

Transportuesit prej muajsh nuk janë në qarkullim pasi nuk kanë marrë paratë për punën e tyre. Ndërkohë mungesa e tyre ka shkaktuar kaos në transportin publik, sidomos në disa linja ku qytetarët presin madje deri në 1 orë. /alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme