Vetëm një ditë pas akuzave të Organizatës Joqeveritare “HUTA” për mungesë të kuadrit shqiptar në Institucionin Nacional Muzeu i Tetovës, drejtoresha e këtij institucioni ka dalë me demant, duke hedhur poshtë pohimet e “HUTA”, dhe duke kërkuar nga kjo organizatë që mos bëjnë politikë me Muzeun e Tetovës. Në reagimin e lëshuar nga Muzeu i qytetit thonë se brenda këtij institucioni i cili merret me studimin e historisë lokale pa bërë dallime dhe pa lanë anash asnjë etnitet që jeton në qytetin e Tetovës.
Megjithatë, nga ky muze pranojnë se në këtë institucion ka vetëm gjashtë shqiptarë të punësuar, me arsyetimin se, së shpejti do të ketë edhe punësime të reja të kuadrove profesionale, duke pohuar po ashtu se tash e 15 vite në këtë muze nuk ka kuadër profesional, e sidomos, pas ikjes në pension të të punësuarës Luljeta Abazi dhe kolegëve të tjerë.
Qeveria e re, shkruajnë në reagimin e I.N Muzeu i Tetovës, po punon në zgjidhjen e këtij problemi të lënë pas dore për shumë decenie, ndërsa theksi do të jetë tek kuadrot profesionist dhe jo tek përkatësia etnike- thuhet në reagimin e lëshuar nga Muzeu i Tetovës, pas akuzave të një ditë më parë të Shoqatës “HUTA” për mungesë përfaqësimi të drejtë të punësimeve dhe mungesë të historisë shqiptare në këtë institucion. /Alsat.mk