Mungesa e Latif Gashit dhe Rrustem Mustafës i dhanë goditje PDK-së në Llap

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dega në Podujevë, në zgjedhjet e 11 qershorit doli pas Vetëvendosjes.

Në zgjedhjet e kaluara PDK ishte forca e dytë në Podujevë, pas LDK-së, dhe e fundit ishte Vetëvendosje.

Në zgjedhjet e 11 qershorit LDK-ja prinë në Podujevë me 12 mijë e 877 vota ose 39,77 për qind, e pasuar nga Vetëvendosje me 10 mijë e 592 ose 32,71 për qind dhe e treta PDK 8 mijë e 42 vota, ose 24,84 për qind, shkruan lajmi.net.

Në këto zgjedhje nuk ishin dy njerëzit kyç në Podujevë që marrin votë. Ish-pjesëtari i UÇK-së Latif Gashi gëzon përkrahje të madhe në Podujevë, nuk ka qenë pjesë e Listës. Në listë nuk ka qenë as Rrustem Mustafa.

Të dy këta kanë pasur mbi 20 mijë vota bashkë në zgjedhjet e kaluara.

Gashi i kishte në zgjedhjet e 2014 më shumë se 12 mijë vota, ndërsa Rrustem Mustafa 9 mijë e 509.

Ndërsa më 2014 LDK i kishte 14 mijë e 752, pastaj PDK ME  10 MIJË E 874, VV ME  4 mijë e 573 dhe  AAK 2 mijë e 242 vota.

LDK, PDK dhe VV në vitin 2014

Image

LDK, VV dhe PDK më 2017

 

Image

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme