Policia ka identifikuar të dyshuarin për plagosjen e avokatit Azem Vllasi.
Burimet e Indeksonline kanë treguar se i dyshuar për këtë rast është Murat Jashari, vëllai i Ismet Jasharit, Komandant Kumanovës.
I dyshuari Murat Jashari ndodhet në arrati ndërsa policia po punon për arrestimin e tij.
Azem Vllasi është plagosur mëngjesin e sotëm afër banesës së tij në qendër të Prishtinës.
Ai aktualisht ndodhet i shtrirë në Klinikën e Traumatologjisë në QKUK me gjendje stabile.
Policia e Kosovës po e ruan me forcat e saj si jashtë ashtu edhe brenda Klinikës./Indeksonline/