Murat Jashari kandidat i Vetëvendosjes për kryetar të Skenderajt?

Lëvizja Vetëvendosje e ka “targetuar” kandidatin e vet për kryetar të Skenderajt.

Mund të jetë e pabesueshme për shumëkënd, por negocimi ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Murat Jasharit, djalit të Rifat Jasharit, për të kandiduar për kryetar të Skenderajt, mund të konkretizohet shumë shpejt.

Burime të afërta me familjen Jashari dhe Vetëvendosjen, duke mos dashur të flasin publikisht, kanë treguar për lajmi.net se Murat Jashari është duke e menduar seriozisht përfshirjen e tij aktive në politikë dhe po e shqyrton ofertën e Lëvizjes Vetëvendosje për ta nisur karrierën politike si pjesë e saj, fillimisht si kandidat i këtij subjekti politik për kryetar të Skenderajt.

“Lëvizja Vetëvendosje e sheh si shpresë të vetme për thyerjen e PDK-së në bastionin e saj në Skenderaj, kandidaturën e Murat Jasharit për kryetar të komunës. Me mungesën e Samisë dhe presidentit Thaçi, të cilët më s’kërkojnë vota, në Vetëvendosje janë të sigurt që kandidatura e Murat Jasharit e dëmton shumë PDK-në në Skenderaj dhe mund t’ia japë teposhtën seriozisht si subjekt politik”, ka thënë për lajmi.net, një burim i afërt me Vetëvendosjen.

Sipas tij, për mundësitë e përfshirjes në politikë të djalit të Rifat Jasharit, Muratit, duke kandiduar fillimisht për kryetar të Skenderajt, janë në dijeni edhe disa personalitete të tjera politike.

Edhe reagimi i deputetit të AAK-së, Daut Haradinaj, si kritikë për Jasharët, sipas këtij burimi, nuk ishte i rastësishëm.

Haradinaj kishte kërkuar nga familja Jashari që të jenë më të kujdesshëm në deklarimet e tyre publike.

“Gjithmonë ka keqkuptime, besoj se familja Jashari duhet të jenë më të kujdesshëm. Nuk munden gjithmonë të vajtojnë, zgjedhjet janë të lira, ata që kanë fituar zgjedhjet e qeverisin Kosovën”, kishte thënë Haradinaj.

Lajmi.net ka provuar të kontaktojë me Murat Jasharin për ta pyetur rreth kësaj çështje, por kontakti me të ka qenë i pamundur.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme