Muri nuk pritet të rrënohet brenda këtij muaji!

Ashtu siç kanë kaluar 20 ditë të afatit të caktuar në rezolutën e miratuar në Kuvendit të Kosovës për rrënimi e murit në veri të Mitrovicës, pritet të kalojnë edhe 11 ditët e mbetura të muajit janar, e rrënimi i tij nuk pritet që të ndodh.

Kështu së paku mendojnë përfaqësues të partive opozitare në vend, deri sa në anën tjetër as Qeveria nuk ka marrë ndonjë vendim konkret karshi murit të ndërtuar në mënyrë ilegale në veri të vendit.

Jakup Krasniqi, Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetar i këshillit kombëtar të Nismës për Kosovën, tha për “Gazeta Blic” se ka pasur marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, për murin e ndërtuar në veri, andaj rrënimi i tij nuk mund të ndodh nga ana e Qeverisë së Kosovës, veçanërisht gjatë këtij muaji.

Muri është rezultat i bisedimeve të Brukselit, të marrëveshjeve të ashtuquajtura për normalizim të marrëdhënieve të cilat nuk kanë prodhuar asnjë normalizim të marrëdhënieve por përkundrazi kanë prodhuar marrëveshje që janë fund e krye në dëm të Kosovës.

Nëse kemi parasyshë Kuvndi ka miratuar shumë herë rezoluta dhe në asnjë rezolutë nuk është marrë seriozisht nga ekzekutivi, unë mendoj që i njëjti fat do të jetë edhe për rezolutën që kërkon rrëzimin e murit”, ka thënë Krasniqi.

Më tej, duke komentuar deklaratën e kryeparlamentarit të Kuvendit Kadri Veseli, në lidhje me atë se rrënimi i këtij muri mund të ndodh më 17 Shkurt, pikërisht në ditën e pavarësisë, Krasniqi tha se deklarimi i Veselit paraqet një papjekuri politike.

Unë mendoj se duhet të kemi qasje të kujdesshme për t’i analizuar të gjitha rrethanat politike por edhe të sigurisë, vendimi për ditën kur do të rrënohet ai mur duhet të gjejë të përgaditur faktorin politik. Asesëi të mos ketë kompromis në këtë çështje, duhet të zbatohen ligjet në Kosovë.

Apsolutisht, nuk do të ndodh rrënimi i tij në muajin janar, bile edhe lidhja me prishjen e tij në ditën e pavarësisë është papjekuri politike, por gjithësësi unë mendoj që ai mur nuk do të rrëzohet brenda këtij muaji, sidomos nga këta që kanë qeverisur deri më tani”, ka shtuar Krasniqi.

Në anën tjetër, Driton Selmanaj, njohës i zhvillimeve politike në vend tha për “Gazeta Blic” se Institucionet e vendit duhet që sa më parë të rrënojnë atë mur, por sipas tij duhet që të kenë qasje të kujdesshme ndaj këtij veprimi kështu duke analizuar të gjitha rrëthanat politike dhe të siurisë.

Institucionet janë pa alternativë tjetër karshi murit, marrë parasysh edhe qëndrimin e Kryeministrit, Presidentit dhe Kryetarit të Kuvendit, ndaj atij muri nuk ka zgjidhje tjetër përvec se të rrënohet.

Unë mendoj se duhet të kemi qasje të kujdesshme për t’i analizuar të gjitha rrethanat politike por edhe të sigurisë, vendimi për ditën kur do të rrënohet ai mur duhet të gjejë të përgaditur faktorin politik. Asesëi të mos ketë kompromis në këtë çështje, duhet të zbatohen ligjet në Kosovë”, është shprehur Selmanaj.

Lidhur me këtë çështje “Gazeta Blic” ka provuar të kontaktojë disa herë radhazi me këshilltarët e Kryeministrit Isa Mustafa, Faton Abdullahun dhe Arban Abrashin, por që të dy kanë qenë të paqasshëm gati në çdo përpjekje të redaksisë.

E Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri në një  bisedë për “Gazeta Blic” dy ditë më parë tha se pavarësisht situatës së krijuar, rrënimi i këtij muri do të ndodh.  Ajo ka shtuar se ndaj murit do të veprohet njësojë siç është vepruar edhe ndaj trenit të Serbisë, i cili javën e kalaur tentoi të futej në vendin tonë, por u ndalua nga Policia e Kosovës.

Kurse shefi i Qeverisë, Isa Mustafa u ka bërë thirrje drejtuesve të Komunës së Mitrovicës së Veriut, që të bëjnë rrënimin e atij muri, pasi që siç ka thënë ai, ndërtimi i murit është i paligjshëm. Më tej Mustafa, ka shtuar se nëse nuk vepron pala sebre do të ndërmarrë veprimet e saj Qeveri e Kosovës, për rrëzimin e murit.

Që nga koha e ndërtimit të murit në veri të vendit i cili ka bërë edhe ndarjen fizike në mes Mitrovicës së Veriut dhe asaj të Jugut, janë bërë më shumë se 1 muaj./GazetaBlic.com/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme