Murin në Mitrovicë e ndërtuan “7 vëllezërit” nga Malisheva

Muri që po ndan Mitrovicën, është ndërtuar nga një kompani kosovare nga Malisheva, e cila quhet “7 vëllezërit”.

 

Siç shihet në vendimin e lëshuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës, murin e ka ndërtuar kjo kompani shqiptare.

Kompania “7 vëllezërit” nga Malisheva, thotë se kjo kompani ka qenë nënkontraktor i një kompanie tjetër, e cila nuk dihet se a është serbe e veriut apo ndërkombëtare. Sido që të jetë, emri i kësaj kompanie mund të jetë keqpërdorur në njoftimin që është përdorur për të ndalur punimet,  raporton Gazeta Metro.

Ndërkohë, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës ka marrë vendim sot për të ndaluar kryerjen e punimeve të murit që është duke u ndërtuar në afërsi të urës së Ibrit në veri të Mitrovicës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme