Musa Xhaferi është shpallur fajtor për nxitje të të rinjve për të shkuar në luftë në Siri. Ai është dënuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj me pesë viti burgim.
Ai akuzohej për shkak të veprës penale rekrutimi për terrorizëm nga neni 139 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Ibrahim Idrizi, kryetari i trupit gjykues lexoi aktvendimin për Musa Xhaferi, i cili u shpall fajtor.
Bekim Sylejmani, avokat i Musa Xhaferit theksoi se vendimi është i pa drejt dhe do të parashtrojnë ankesë në shkallën e dytë.