Gazetare: Amila Rashiti
Edhe përkundër spërkatjes kundër mushkonjave, qytetarët thonë se situata është alarmante. Sipas tyre edhe përkundër faktit që autoritetet këmbëngulin se po kryejnë dezinsektim mushkonjat janë të pranishme kudo.
“Për momentin situata duket se është përkeqësuar. Kemi problem serioz me mushkonjat, vazhdimisht po kruhemi, na pickojnë nëpër trup, sidomos fëmijët. Të gjithë po përpiqen të mbrohen siç munden, madje po vendosin edhe preparate kundër mushkonjave. Situata nuk duhet të neglizhohet”. – Qytetar.
“Në shtëpi këmi sa të duash mushkonja por skemi çfarë të bëjmë, sërish i pastrojmë dhe i largojmë, ose me sprej ose me diçka.” – Qytetar.
Qytetarët thonë se mushkonjat vijnë nga mbeturinat dhe pemët e rrëzuara e të pa pastruara nga stuhia e disa javëve më parë.
“Kemi mungesë të pastrimit nga organet kompetente edhe institucionet duhet të ndërmarrin hapa për pastrimin e të gjitha parqeve dhe gjelbërimeve qe ndodhen në komuna, qoftë e Cairit por edhe e Butelit. Ende qëndrojnë në rrugë drunjtë të cilët kanë pësuar nga stuhia e javëve më parë.” – tha një qytetare.
“Me mushkonjat kemi pasur pak problem por kemi marrë pajisje, për fëmijët kishim problem nga virusi që u paraqit, virusi tek ne nuk ka ndikuar ende. Unë jetoj në banesë dhe janë disa mbeturina që kanë mbetur që duhet të pastrohen sepse mushkonjat më së shumti vijnë nga mbeturinat.” – tha një tjetër qytetar. / Alsat.mk
The post Mushkonjat pushtojnë Shkupin, qytetarët: Gjendja është përkeqësuar appeared first on Alsat.



