Mushkonjat “vërshojnë” kryeqytetin

Gazetar: Avni Tahiri

Lumi Vardar në Shkup është shndërruar në moçal për shkak të grumbullimit të madh të mbeturinave dhe mbetjeve të ndryshme.

Mbeturinat e grumbulluara përgjatë shtratit të këtij lumit ka krijuar kushte ideale për mushkonjat, të cilat janë bërë të padurueshme. Qytetarët thonë se jemi ndër shtetet e para në botë për ndotje, për mos kujdes ndaj qytetarëve ndërsa shtojnë se edhe nëse bëhet spërkatja kundër insekteve ajo bëhet sa për sy e faqe.

“Assesi nuk mund të ia dal, ngjitën në trup, është katastrofë, jemi bërë më keq se në Indi. Jemi të parët në botë për ndotje, mos spërkatje, për mos kujdes për asgjë e lere më përreth Vardarit ajo është e tmerrshme, dhe janë ca mushkonja të imta të cilat janë të bezdisshme”, tha një qytetare.

“Mendoj se nuk ka mjaftë mjete për stërpikje por edhe nëse behët stërpikja e nga pjesa ku unë jam, nga Dellçeva, ajo bëhet vetëm një here dhe sa për sy e faqe, helikopteri kalon por siç e shoh nuk kemi as pilot etj. Edhe nëse kalon helikopteri në verë ajo bëhet rreth lumit dhe a është ajo efikase a jo nuk kam shumë njohuri”, u shpreh një qytetar.

Nga Qytetit i Shkupit thonë se spërkatja kundër insekteve po realizohen në mënyrë të vazhdueshme dhe sipas planit të përcaktuar, ndërsa gjatë fundjavës, është planifikuar trajtimi i dytë ajror kundër mushkonjave.

“Deri më tani janë kryer dy trajtime ajrore kundër larvave të mushkonjave dhe një trajtim ajror kundër mushkonjave të rritura. Për periudhën e ardhshme, është planifikuar trajtimi i dytë ajror kundër mushkonjave të rritura, i cili do të realizohet gjatë fundjavës, më 28 dhe 29 qershor 2025”, thonë nga Qyteti i Shkupit.

Përveç qytetarëve të Shkupi, edhe nga qytetet tjera arrijnë ankesa për mushkonjat e pa durueshme gjatë kësaj periudhe kohore. Nga Komuna e Tetovës thonë se procesi i dezinsektimit në të gjithë territorin e këtij qytetit është realizuar më 14 qershor 2025, ndërsa shtojnë se ky aktivitet është zhvilluar gjatë orëve të natës, me qëllim të minimizimit të prishjes së qetësisë publike dhe rritjes së efikasitetit të punës. Nga komuna e Kumanovës thonë se spërkatja e fundit kundër insekteve është realizuar më 24 qershor, ndërsa aktualisht po kryhen aktivitete që lidhen me mbrojtjen nga insektet në përputhje me Programin e miratuar për Zbatimin e Masave të Përgjithshme për Mbrojtjen e Popullatës nga Sëmundjet Infektive. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme