Që nga ora 7:00 e mëngjesit të sotëm, banorë të fshatit Mushtisht të Suharekës kanë protestuar kundër vizitës së disa qytetarëve serbë, të zhvendosur nga fshati pas luftës në Kosovë.
Protesta u shpall e mbyllur rreth 6 orë më pas, përafërsisht rreth orës 12:40, pasi që tre autobusë me serbë që ishin nisur për të vizituar Mushtishtin, në një festë fetare ortodokse, u kthyen mbrapsht.
Por, kjo gjendje me sa duket nuk e ka shqetësuar fare Sali Asllanajn, kreun e Komunës së Suharekës, i cili gjatë kohës sa po zhvillohej protesta, e cila rezultoi me disa të arrestuar e me disa policë të lënduar, postoi një fotografi nga Antalia e Turqisë, raporton Koha.net.
“Në pushim me familje në Antalia”, shkroi Asllanaj në një fotografi të postuar në profilin e tij në Facebook.