Kryeministri Isa Mustafa tha se ka tentuar tri herë t’i thërras përfaqësuesit e Listës Serbe dhe ekipin menaxhuese për të filluar procesin e hartimit të statutit të ASK-s për ta kryer këtë obligim.
Mustafa tha statuti do të hartohet në Kosovë dhe presin që serbët të kyçen në këtë proces.
Ai shtoi se nëse kjo vazhdon të prolongohet në këtë çështje, atëherë tregon se nuk janë të interesuar për të dhe se Serbia më shumë po dëshiron që kjo çështje të mbahet peng./kp/