Mustafa bisedon me Lajçakun, arrihet pajtueshmëri për vazhdimin e dialogut me Serbinë

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me të dërguarin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Ky i fundit me anë të një postimi në Twitter, e ka falënderuar Mustafën për siç e ka quajtur ai një bisedë konstruktive për situatën politike, koronavirusin dhe pritjet për Kosovën, shkruan lajmi.net.

Lajçak ka thënë se me Mustafën janë pajtuar për prioritetin që ka vazhdimi i dialogut.

Një marrëveshje e arritur mes Kosovës e Serbisë, sipas Lajçak do të përshejtonte rrugën evropiane të këtyre dy vendeve.

“Faleminderit Isa Mustafa për një bisedë konstruktive për situatën aktuale politike, koronavirusin dhe pritjet për të ardhmen. U pajtuam për prioritetin që ka vazhdimi i dialogut. I njëjti duhet të çojë drejt një normalizimi të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë që do të përshpejtonte rrugën e tyre evropiane”, ka thënë Lajçak. /Lajmi.net/

Miroslav Lajčák

@MiroslavLajcak

Thanks @IsaMustafaKS for a constructive talk on the current political situation, response, and future expectations for Kosovo. Agreed on priority of resuming Dialogue. Should lead to normalization of relations with Serbia and accelerated progress on their European path.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme