Mustafa: Demarkacioni e Asociacioni u përdorën për rrëzimin e Qeverisë

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se çështja e Demarkacionit e Asociacioni, u shftrytëzuan si pretekst për shpalljen e mosbesimit të Qeverisë që ai po drejtonte.

Sipas tij çështja e Demarkacionit ishte ajo që Opozita e atëhershme, AAK, Vetëvendosje e Nisma, e shpallën tradhëtar duke pretenduar se falën territorin e Kosovës, njofton Klan Kosova.

”Ne kemi punuar në flakë, i bënim të gjitha punët në situatën kur po sulmoheshim nga të gjitha anët kundër qeverisjes tonë”.

”Në opinion më nuk dominonte çështja ekonomike e sukseset e arritura. Atëherë dominonte gazi lotsjellës, çështja e Asociacionit e Demarkacionit, blloakda e institucioneve, dominonin edhe këto arsye si tema të mëdha e të njëjtat u shfrytëzuan si pretekst për me shpall mosbesim ndaj qeverisë sepse ne smerrshim vendime të mëdha”.

”Megjithatë tashmë për mua është habi se çfarë bënë tash ky komision sepse nëse këta njerëz janë në komision pse kanë nevojë të punojnë për tre muaj. Atëherë luftojshin për harta. E sot ku janë ato harta”.

Isa Mustafa i cili aktualisht është kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, tashmë konsideron se Qeveria Haradinaj dhe Kuvendi aktual, është i dobët pasi s’mund të marr vendime të mëdha, cështje kjo që dikur akuzohej ai gjatë mandatit të tij qeverisës, njofton Klan Kosova.

”Tash pres nga kjo Qeveri e nga ky Kuvend të merr vendime të mëdha por, smund të merr asnjë vendim sepse është një Kuvend që ka shumicë shumë fragjile që smund të marr asnjë vendim të rëndësishëm”, ka përfunduar Mustafa, në Zona e Debatit,

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme