Mustafa dhe Pacolli premtojnë zhvillim ekonomik

Presidenti i Aleancës Kosova e re (AKR), Behgjet Pacolli tha pas nënshkrimit të koalicionit me LDK-në se Kosova do të ndryshojë dhe do të vihet në binar të duhur.
Kreu i AKR -s tha se me LDK-në do të arrijnë ta implementojnë planin ekonomik dhe shtoi se qeveria e ardhshme në fund të çdo dite të punës do të ketë rezultate.
Pacolli nga rezidenca e tij private, ka kërkuar nga qytetarët ta përkrahin këtë koalicion, pasi sipas tij “nuk është koalicion i krimit”.
Ndërsa kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa tha se lidhja e këtij koalicioni është në interes të qytetarëve dhe Kosovës.
Mustafa shtoi se programi qeverisës, është program i zhvillimit ekonomik dhe shpjegoi se nuk është koalicion që është bërë për një ditë, por pas angazhimit të madhe dhe është kurorëzuar me këtë marrëveshje dhe me fitoren nesërme në zgjedhje, raporton KosovaPress.
Kandidati për kryeministër nga LDK, Avdullah Hoti tha se ky koalicion e vulos fitoren e koalicionit të djathë dhe mezi pret që pas zgjedhjeve të 11 qershorit të nisin punën në qeveri./KosovaPress/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme