Mustafa do të kandidojë për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme

Vetëm LDK-ja është duke kundërshtuar idenë e zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme. Nënkryetari Haki Rugova ka thënë se demarkacioni s’duhet ta çojë vendin në zgjedhje. Ka thënë se nëse shkohet në zgjedhje LDK do ta ketë Isa Mustafën përsëri kandidat për Kryeministër.

Të paktën udhëheqësit e LDK’së ende e shohin Isa Mustafën si kandidat të mundshëm për Kryeministër edhe në zgjedhjet e reja.

Këtë deri më tash e kanë thënë dy Nënkryetarët e LDK-së, Haki Rugova e Lutfi Haziri.
“Isa është lider partie. Me Isën si kryetar partie do të shkojmë nëse shkohet në zgjedhje”, ka thënë Rugova, për Express.

Isa Mustafa prej se e ka marrë LDK-në nën udhëheqje vazhdimisht ka pësuar humbje në zgjedhje. Në vitin 2010 kishte dalë partia e dytë sikurse edhe më 2014. Ka humbur edhe një garën për Kryetar të Prishtinës.

Mirëpo, ka arritur të bëhet Kryeministër në një koalicion me PDK-në, të cilën vazhdimisht e kishte kritikuar se e ka kapur shtetin përmes formave kriminale.

Megjithëkëtë sipas LDK -së, në zgjedhjet e përgjithshme pritet të mbahen vitin e ardhshëm, sikurse parashihet me kalendarin zgjedhor.

Haki Rugova thotë s’mund të flitet për zgjedhje te reja nëse dështon demarkacioni pa kaluar kjo çështje te deputetët.

“Nuk besoj që duhet tash të pyetët për këtë çështje, le të shkon njëherë në Kuvend dhe pastaj shohim. Zgjedhjet janë të përcaktuara që të mbahen vitin e ardhshëm dhe jo këtë vit, natyrisht që zgjedhjet lokale janë të parapara këtë vit me mandate kushtetues”, u shpreh Haki Rugova.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme