Mustafa: Do t’i ndalim shëtitjet personale me makina zyrtare

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë u prezantua dhe u miratua raporti për buxhetin gjashtëmujor për vitin 2016.

Ministri i Financave Avdullah Hoti tha se kjo periudhë karakterizohet me një rritje të vrullshme ekonomike, transmeton Arbresh.info.

“Të hyrat kanë shënuar rritje 14.1%. Sa i përket shpenzimeve janë 716.4 milion kjo është rritje për 6% më shumë sesa vitin e kaluar”, tha ai.

Kryeministri, Isa Mustafa tha se duhet të punohet dhe të gjendet një zgjidhje sa i përket FMN-së në lidhje me veteranët gjë kjo e cila nuk do të rrezikonte buxhetin.

“Do të kthejmë zotimin për kursime më të mëdha të shpenzimeve në agjenci e po ashtu edhe në institucione sepse është e panevojshme që mjetet publike të shfrytëzohen për interesa personale në Durrës e diku tjetër sepse ato tabela që po i shohim në media janë të institucioneve tona andaj do të gjejmë zgjidhje për këtë”, tha ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme