Pas kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, ka ardhur edhe reagimi i kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, në lidhje me aktakuzat e Speciales ndaj Thaçi dhe Veselit.
Ai thotë se do të konfirmohet nga drejtësia ndërkombëtare se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe se luftëtarët luftuan për ta mbrojtur popullin e Kosovës nga terrori, likuidimi dhe gjenocidi serb.
Postimi i plotë:
Besoj thellë se lufta e UÇK-së
Ishte dhe do të konfirmohet nga drejtësia ndërkombëtare si luftë e drejtë dhe pastër, se luftëtarët e UÇK-së luftuan për ta mbrojtur popullin e Kosovës nga terrori, likuidimi dhe gjenocidi serb. IM