E mërkurë, 26 Tetor 2016 – Sakte.net
Kryeministri Isa Mustafa, ka thënë se ekstremizmi dhe radikalizmi po e rrezikojnë shoqërinë. Ai këtë e ka thënë gjatë Konferencës Ndërkombëtare Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.
“Ekstremizmi dhe radikalizmi nuk kanë atdhe nuk kanë lokacion të caktuar, por janë çështje që po e mundojnë botën bashkëkohore dhe po paraqesin rrezik për njerëzimin, rrezik për paqen”.
Mustafa tha se Qeveria ka bërë përpjekje që të kuptojnë faktorët të cilët çojnë deri të ekstremizmi dhe radikalizmi, por tha se ka qenë e vështirë të vihet deri të ndonjë konstatim i saktë.
“Por është mire të gjithë të marrim masa, jo vetëm ne por të punojmë edhe me vendet fqinjë edhe me vendet tjera”.
“Ne jemi në rrugë të mirë si Kosovë sepse jemi për integrime euroatlantike. Kemi tolerancë të mire fetare”.
“Ne vitin e kaluar e kemi aprovuar Ligjin që ndalon pjesëmarrjen në luftëra të jashtme”.
“Ne kemi kërkuar që Kosova të anëtarësohet në organe të rëndësishme të sigurisë siç është INTERPOL”.
“Ndonëse jemi vend i vogël mund të kontribuojmë në këtë çështje”.