Mustafa, emëron Fahri Gashin si ushtrues detyre të drejtorit të përgjithshëm të Doganës!

Sakte.net / E hënë, 10 Tetor 2016 – 10:00

Me vendim të kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa është emëruar si ushtrues detyre i drejtorit të përgjithshëm të Doganës, Fahri Gashi.

Ai do të mbajë këtë post deri në përfundimin e procedurave të përzgjedhjes së drejtorit të përgjithshëm sipas Kodit të Doganor.

Gashi është oficer karriere me përvojë mbi 15 vite në Doganën e Kosovës ku ka ushtruar funksione të rëndësishme, derisa para emërimit ishte udhëheqës rajonal i drejtorisë së regjionit të Podujevës.