Kryetari i LDK-së Isa Mustafa është shprehur se i beson partnerëve të tij të koalicionit dhe besnikërisë së tyre për të mos iu bashkuar PAN-it në bërjen e institucioneve.
“Unë nuk e shof si ultimatum dekleratën e tij, unë e shoh më shumë si shprehje të mendimit në ktë situatë të ngathtësisë që institucionet të themelohen. Që ato të prolongohën njerëzit po japin ide, propozime, iniciativa të ndryshme, pra unë ktë e shoh si një iniciativë dhe ose propozim të z.Pacolli që institucionet duhet bërë”, ka thënë Mustafa.
Ai ka theksuar se do të presin që PDK-ja dhe aleatët e saj, ashtu sikur Gjykata Kushtetuese e ka përcaktuar afatin për bërjen e institucioneve të provojnë se a mund ta bëjën kryetarin e Kuvendit dhe Qeverinë.
“Pasi të kaloj e drejta për bërjen e institucioneve ne pastaj ne do të shohuim më tutje qka do të bëhet ku do të rrespektojmë organet e LDK-së që ne do të dalim në këshillin e përgjigthshëm të LDK-së ku ne do të marrim vendim se qka do të bëjmë më tutje. Ne nuk do të marrim vendime mbi iniciativa personale, unë bësoj se z.Pacolli i përmbahet marrëveshjes që ne kemi në koalicion gjithashtu edhe partnerët tjerë të koalicionit”, ka thënë Mustafa.