Mustafa i dëshpëruar keq me PDK-në: Ja si më rrëzuan nga posti i Kryeministrit

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa për herë të parë ka treguar detaje nga rrëzimi i postit të kryeministrit. Mustafa ka bërë me dije se është dëshpëruar me veprimet e PDK’së. Ish-kryeministri ka thënë se PDK ka dështuar me veprimin që ka bërë ndaj qeverisë. Ai thotë se s’ka qenë i informuar për veprimet që po i bën partia e Kadri Veselit.

“Ata si duket e kishin bërë një plan së bashku. Kjo edhe u vërtetua. Në takime që i kemi pasur u kemi thënë se ne nuk jemi për të shkuar në zgjedhje. Ne u kemi thënë se këto zgjedhje të mbahen në tetor”, ka thënë Mustafa.

Ai ka thënë se u kanë bërë me dije se nëse prishet koalicioni, më nuk do të këtë qeverisje me ta.

“Ua kam bërë të qartë këtë disa herë. Por ata duket se kishin marrë vendim dhe kjo nuk u ndal. Ashtu siç a u pa edhe erdhi rrëzimi. Nuk dëshiroj të qeverisë më dikë që nuk është i sigurt në qeverisje. Kjo ndodhi edhe me PDK. Ata nuk ishin të sigurt që të vazhdohet më tutje”, ka thënë ai në KTV.

Mustafa ka treguar se PDK ka shkelur të gjitha marrëveshjet që i kanë pasur së bashku.

“PDK i shkeli të gjitha marrëveshjet. Nuk është që jam hidhëruar. Ata e rrëzuan edhe veten i rrëzuan edhe ministrat e vetë”, ka thënë ai.

Ai ka treguar se nuk ka pasur asnjë informacion se si do të veproj PDK ndaj mocionit për rrëzimin e qeverisë.

“Nuk më kanë thënë asgjë. I kam pyetur disa here se çfarë do të bëni, nuk kam marrë përgjigje konkrete. Më kanë thënë se për këto çështje vendos kryesia e PDK. Unë deri në fund nuk e kam ditur se si do të veprojë PDK”, ka thënë ai.

Mustafa në fund ka thënë se nuk ka pasur vërejtje në punën e ministrave.

“Unë nuk kam pasur vërejte në punën e ministrave. Kanë punuar të gjithë mirë. Edhe te PDK dhe te LDK kanë punuar”, është shprehur ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme