Mustafa i kundërpërgjigjet Kryeziut për votat e pavlefshme

Ish deputeti i LDK-së përmes një letre të hapur i ka kërkuar llogari drejtorit të Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziut për shpalljen e votave të pavlefshme.

Letrës së Mustafës, i ishte kundërpërgjigjur edhe Kryeziu përmes një reagimi në Facebook.

Mirëpo, Mustafa sërish ka bërë një reagim duke thënë se shpreson se kjo çështje nuk do të mbetet me kaq si dhe DNV e KQZ por edhe subjektet ta marrin më seriozisht këtë punë.

Statusi i plotë statusin e Mustafës:

TE MOS MBETEMI ME VLERESIME FILLESTARE DHE VETEM TE NJE NUMRI TE FLETEVOTIMEVE TE PAVLEFSHME ose SI TE SHPJEGOHET RRITJA E NUMRIT TE FLETEVOTIMEVE TE PAVLEFSHME ?

(Lidhur me pergjegjen e z. Ismet Kreyziu ne letren time te hapur). Duke e falënderuar z. Kryeziu për informatën ( përgjigjen ndaj letrës sime te hapur drejtuar atij dhe KQZ) dhe te dhënat qe ofron ajo shpresoj se kjo çështje nuk do te mbetet me kaq dhe se edhe DnV edhe KQZ , po edhe subjektet ta marrin këtë pune me seriozitet, aq me tepër ku sic thotë edhe z. Kryeziu kjo dukuri e fletevotimeve te pavlefshme është ne rritje po shkon kah 10%, dhe si duket është shume me e shprehur se sa ne Shqipëri për shembull.  Duke u pajtuar me z. Kryeziu se një nga problemet kryesore është edukimi i votuesve dhe neglizhenca ;lidhur me këtë e partive politike e do te thoja edhe e shoqërisë civile e sid0mos edhe e KQZ e mediave . Por është e vështire te pranohet fakti se ne këto zgjedhje votuesit janë me pak te përgatitur se ne ato parapraket ( po krijohet një përvoje, ka një mësim, votuesit janë me te ri dhe jo te prirur te bëjnë gabime si et moshuarit) e pra kemi rritje te numrit te fletëvotimeve te pavlefshme! Si te shpjegohet kjo ?  Sa i përket vlerësimit lidhur me % e arsyeve qe kane rezultuar me shpallje te votave te pavlefshme, si dhe përjashtimit te prishjes se qëllimshme te votave ( shihet se janë 12% ose rreth 6000 vota ne total, gati një deputet), nuk di se është bere auditimi ? Sa ka qene numrit i e fletëvotimeve qe ka përfshi ky auditim fillestar dhe si janë zgjedhe fletëvotimet për auditim? Nese kemi te themi 5000 vendvotime, athere numrat e vendvotimeve hyjnë ne nje model statistikor dhe prej tyre nxirret një moster e rastit ta zëmë e se paku 248 kutive dhe kësaj i behet auditim i gjithanshëm, ndoshta e forzenik , ne mënyre qe te nxirren konkluza reale. Ndaj shpresoj se edhe DnV, edhe pjesëtaret e tjerë te shoqërisë civile, subjektet politike, institucionet përgjegjëse shtetërore, kësaj here nuk do te mbeten me vlerësime fillestare dhe se do te marrin gjithçka është e nevojshme qe fenomen te trajtohet me seriozitetin e duhur dhe qe ne votimet e ardhme te vjen duke u zvogëluar e jo duke u rritur siç na ndodhi sivjet.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme