Mustafa i kundërpërgjigjet mocionit të opozitës

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, duke iu kundërpërgjigjur mocionit të mosbesimit të opozitës, ka thënë se ky mocion është një pamflet politik me shumë të pavërteta.

“Peticioni ka për pasojë destabilizimin e vendit, përmes krijimit të mosbesimit në institucione dhe krijimit të vakuumit institucional dhe për të fshehur afera korruptive dhe dëme shumë milionëshe që i janë shkaktuar vendit”, ka thënë në fillim Mustafa.

Sipas tij, faktet janë tjera nga ato që paraqiten në peticion.

“Ne jemi vendi me normën më të lartë ekonomike në rajon, kemi borxhin më të ulët publik, jo vetëm në rajon por edhe në Evropë, me policinë më të mirë dhe vendi më i suksesshëm në menaxhimin e migrimit. Jemi pranuar në shumë organizata sportive e kulturore, kemi pesë njohje të reja, kemi kodin shtetëror të telefonisë dhe kemi arritur të zbatojmë ligjin në tërë territorin e Kosovës”, ka thënë mes tjerash Mustafa.

Ai tha se qeverisja e tij e ka marrë vendin me rritje ekonomike prej 1.2 për qind, “dhe me reformat që i kemi bërë, kemi arritur të kemi rritje ekonomike vjetore në 4 për qind”.

“Kemi trashëguar borxhe në buxhet prej 140 milionë euro. I kemi plotësuar ato borxhe dhe e kemi rritur buxhetin prej 400 milionë euro. Në anën tjetër ua kemi falur qytetarëve dhe bizneseve 400 milionë euro, dhe edhe përkundër kësaj, kemi arritur rritje ekonomike”, u shpreh kryeministri Mustafa.

Ai tha se kjo qeveri i ka kthyer investimet nga Turqia kah vendet perëndimore evropiane.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme