Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, që vizitoi vendin ditë më parë, ka një lidhje të veçantë për Kosovën dhe është i përkushtuar për Kosovën.
“SHBA është e përkushtuar që Kosova të ecën përpara në aspiratat e saj drejt BE’së dhe integrimin në NATO”, ka thënë Mustafa në Debat të RTK-së.
“Po ashtu zëvendëspresidenti amerikan mori nga ne premtime që do të luftohet krimi i organizuar dhe korrupsioni, dhe se për korrupsion e për krim toleranca të jetë zero”, ka deklaruar Mustafa.
Biden ka thënë se SHBA-të janë të përkushtuar ta përkrahin Kosovën në zhvillimin ekonomik, ka treguar Mustafa.
Kryeministri ka thënë Biden ka porositur se duhet të impelmentohen të gjitha marrveshjet me Serbinë, përfshirë edhe themelimin e Asociacionit të komunave serbe. /Insajderi.com