Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa ia ka reaguar kryeministrit të vendit Ramush Haradinaj rreth deklarimit të këtij të fundit për ngjashmërinë mes LDK-së, PDK-së e Thaçit.
Mustafa ka thënë se nuk është korrekte sjellja e tillë e Haradinajt, duke i futur në një kazan me Veselin e Thaçin, shkruan GazetaBlic.
I pari i LDK ka thënë se edhe po të dojë Haradinaj, LDK nuk bëhet bashkë as me Thaçin e as me Veseli.
Reagimi i plotë i Mustafës
Deklarata e sotme e Kryeministrit Haradinaj me të cilën mua dhe LDK-në i fut ne nje kazan me z. Thaçin, z. Veselin e tjerë dhe në korelacion me Serbinë, është jokorrekte, e pasaktë dhe përngjan në fushatë.
Edhe po deshi Kryeministri Haradinaj, nuk behem bashk me Thaçin dhe Veselin. Nuk bëhem bashk as me z. Haradinaj me mënyrën e të qeverisurit të tij!
Qendrimet e LDK-së janë të qarta, nuk pranojmë dialog për kufijtë, për territorin dhe për shtetësinë e shpallur më 17 shkurt 2008.
Taksën e ka sjellë Qeveria me direktiva të z. Veseli: ju e keni bërë, ju vendosni çfarë të bëni me te. Ju jeni koalicioni qeverisës, LDK është opozita juaj. Jeni në pushtet dhe mos e luani rolin e viktimës.
LDK do të kultivojë miqësi të përhershme me SHBA-të. Për këtë nuk e pyesim askënd.