Mustafa: Johnson na dha mesazhe të fuqishme

Kreu kosovar i ekzekutivit, Isa Mustafa, i ka cilësuar si të fuqishme mesazhet që thotë t’i ketë sjell në Prishtinë shefi i diplomacisë britanike, Boris Johnson.

“Pata nderin që sot t’i kaloj disa orë me Sekretarin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson në Prishtinë. Pas takimit që patëm para një jave në Londër, edhe sot sekretari Johnson na dha mesazhe të fuqishme mbështetjeje për Kosovën, në të gjitha fushat”, ka shkruar Mustafa.

“Vizita dhe qëndrimet e sekretarit Johnson e bëjnë të qartë se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të jetë partner i fuqishëm strategjik i Republikës së Kosovës”, ka thënë Mustafa.