Mustafa kujton avokatin Kelmendi dhe dy djemtë e tij

Kryeministri e kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka kujtuar se si “tetëmbëdhjetë vjet më parë, regjimi kriminal i Serbisë, në shenjë hakmarrjeje për nisjen e sulmeve ajrore të NATO-s, kidnapoi dhe më pas i ekzekutoi barbarisht Avokatin më të njohur kosovar të kohës, Bajram Kelmendin dhe dy bijtë e tij, Kastriotin dhe Kushtrimin”.

Mustafa ka shkruar se avokati Bajrami ishte veprimtar i lirisë, duke bërë një punë kolosale në denoncimin me fakte juridike, në të gjitha mekanizmat ndërkombëtarë, të krimeve gjenocidiale të shtetit serb në Kosovë.

“Pikërisht për këtë arsye, ai ishte një ndër caqet e para të regjimit kriminal serb. Familja Kelmendi, me sakrificën e saj sublime, do të përkujtohet gjithmonë si një prej familjeve të mëdha të Kosovës që dhanë gjithçka për lirinë e vendit. Lavdi për jetë e mot Bajram Kelmendit, Kastriotit dhe Kushtrimit!”, ka shkruar Mustafa.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme