Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka kujtuar veprën e luftëtarëve të lirisë, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.
“Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha i prinë luftës heroike për liri dhe dinjitet. Kosova nuk do t’i harrojë kurrë çlirimtarët e saj. Lavdi”, ka shkruar Mustafa në rrjetin social Facebook.