Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se partia që e drejton është në trend gjatë javëve të fundit.
Në një postim në Facebook, Mustafa ka shkruar se partia e tij është strumbullari i aktiviteteve dhe e sheh LDK-në si parti të demokratizuar dhe e pakorruptuar.
“LDK manovra.. LDK e shtyri në listë….LDK e nxori nga lista.. LDK e LDK gjithnjë në trend. E… LDK vendos vet! Shihet qartë se LDK është strumbullari i aktualiteteve, por edhe halë në sy e atyre që u mbetet merak të vendosin për LDK-në”, ka shkruar Mustafa.
“LDK është gjithnjë një hap përpara! Më e demokratizuar, më e hapur, e pakorruptuar e aftë të qeverisë me vendin. Pikë!” ka shkruar në fund lideri i LDK-së.