Mustafa: Lotsjellësi në Kuvend, dëmi që i shkaktuan vetvetes

Kryeministri Isa Mustafa, duke komentuar fotografinë nga Kosova e cila është përzgjedhur në mesin e 100 fotografive më të mira të vitit 2016, ka thënë se përkundër episodeve të izoluara, Kosova ka potencial të madh kreativiteti, vitaliteti dhe talentesh, të cilët nganjëherë me forma artistike po i rikuperojnë dëmet që pa nevojë i kemi shkaktuar vetvetes.

Ja postimi i plotë i Mustafës në facebook:

Të nderuar miq,

Kjo fotografi nga Kosova është përzgjedhur në mesin e 100 fotografive më të mira të vitit 2016, nga Revista Time. Edhe pse fotografia paraqet ngjarjet e pakëndshme që kanë ndodhur në Kuvendin e Kosovës, e përgëzoj fotografin e talentuar, Armend Nimani, për suksesin e arritur përmes kësaj fotografie.

Përkundër episodeve të izoluara, Kosova ka potencial të madh kreativiteti, vitaliteti dhe talentesh, të cilët nganjëherë me forma artistike po i rikuperojnë dëmet që pa nevojë i kemi shkaktuar vetvetes.

Urime Armend Nimanit dhe komunitetit të fotografëve e artistëve pamor!

untitled

Artikulli paraprakQUINT-i: Luftojeni korrupsionin!
Artikulli tjetërTatëpjeta e PDK-së

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme