Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë mbledhjen e saj të kryesisë.
Kjo mbledhje vjen një ditë pasi presidenti Hashim Thaçi dekretoi si mandatar për formimin e qeverisë kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Mbledhja e kryesisë së LDK-së pritet të mbahet në ora 14:00, në selinë qendrore të degës në Prishtinë.