Mustafa: Ministrat serbë që kthehen në Qeveri duhet të respektojnë institucionet e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka ftuar edhe një herë ministrat serbë që të kthehen në Qeveri, por me kushtin që ata të respektojnë institucionet e shtetit të Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

“I ftoj edhe njëherë ministrat serbë të kthehen në Qeveri, por ata ministra të cilët e respektojnë Kushtetutën, ligjin dhe institucionet e Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Mustafa, në mbledhjen e Qeverisë, të mbajtur të mërkurën. Mesazhi i tij vjen disa muaj prej kur ministrat serbë kanë vendosur të bojkotojnë punën e Qeverisë, të pakënaqur me miratimin e Ligjit për “Trepçën”, në tetor të vitit të kaluar.

Mustafa në mbledhjen e ekzekutivit ka thënë se serbët e Kosovës dhe shqiptarët duhet të punojnë bashkërisht për të ardhmen e vendit. Ai i ka bërë thirrje edhe pushtetit lokal të Komunës Veriore të Mitrovicës për zbatimin e ligjit rreth murit të ndërtuar pa leje.Koha.nt

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme