Kryeministri Isa Mustafa në lidhje me situatën e krijuar së fundmi në Mitrovicë, ka thënë se është arritur një marrëveshje e cila është në përputhje me ligjin, dhe është bërë zgjidhja më e mirë e mundshme pasi që atë strukturë e ka larguar vetë komuna e Mitrovicës, njofton Klan Kosova.
Ai ka thënë se ka pasur takime intensive me përfaqësuesit e komunës së Mitrovicës Veriore, kryetarin e komunës si dhe përfaqësuesit politik të serbëve, për të gjetur zgjidhje për çështjen e murit në Mitrovicë.
Ndër të tjera Mustafa bëri të ditur që projekti për rivitalizimin e urës është duke u zbatuar 100% deri në këto momente.
Ai ka falënderuar edhe përfaqësuesit ndërkombëtar, ambasadorin amerikan dhe përfaqësuesen e BE-së në Prishtinë.