- Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se shqiptarët tashmë e kanë shenjtoren e tyre e cila do të vazhdojë të na prijë në përsosjen e vlerave shpirtërore, morale e humane.
Dhe sipas tij, jo vetëm kaq.
“Bota mbarë ka simbolin e shenjtë të dashurisë, besimit, humanizmit, vetëmohimit”, ka shkruar Mustafa në Facebook.
Ja postimi i plotë:
Isha shumë i nderuar që mora pjesë sot në ceremoninë zyrtare të shenjtërimit të Nënës Terezë.
Jeta dhe vepra e jashtëzakonshme e Shën Terezës në shërbim të njerëzimit, u nderua nga qindra mijëra njerëz të mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.
Shqiptarët tashmë e kanë shenjtoren e tyre e cila do të vazhdojë të na prijë në përsosjen e vlerave shpirtërore, morale e humane.
Bota mbarë ka simbolin e shenjtë të dashurisë, besimit, humanizmit, vetëmohimit. /Telegrafi/