Mustafa për shfuqizimin e Speciales: Veprim i nxituar dhe i pa vend

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i ka quajtur të pamatura dhe jo të mençura përpjekjet e disa deputetëve të Kuvendit të Kosovës për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

“Ishin veprime të pamatura mirë, jo të mençura. Nuk duhet të hyjmë në veprime të tilla”, ka thënë Mustafa për televizionin publik.

Ai ka deklaruar se duhet të punohet “që drejtësia të zbardhet”, dhe se “njerëzit duhet të përgjigjen nëse kanë bërë veprime”.

“Nuk do të doja që akuzat e bëra ndaj njerëzve tanë të dalin të vërteta. Ka edhe akuza absurde, që kemi dëgjuar”.

Mustafa ka thënë se drejtësia ndërkombëtare është e pashmangshme.

“Kësaj nuk mund t’i iket”, është shprehur ish-kryeministri i vendit.

Ai tha se nisma për shfuqizimin e Gjykatës Speciale ishte zhvillim i paparashikuar dhe se LDK-ja ka dhënë qëndrimin e vet.

“Asnjëherë nuk na është thënë se ka iniciativa për shfuqizim të ligjit. Kjo iniciativë ishte e vonshme, pasi tashmë janë caktuar prokurorët, janë ndarë mjetet dhe është caktuar selia. Ishte veprim i nxituar dhe i pa vend”.

Mustafa tregoi poashtu se në kohën kur ishte i pari i ekzekutivit u sulmua.

“Dy vite e gjysmë kishim sulme shumë të dhunshme që s’i ka përjetuar Kosova asnjëherë brenda sallës së parlamentit, edhe jashtë, edhe në shtëpi private, edhe në familje, i bojshin këta që sot janë në qeveri dhe opozitë’.

Ish-kryeministrit Isa Mustafa nuk i vjen keq që nuk e ka përfunduar mandatin e plotë në krye të Qeverisë. Ai thotë se shumë më mirë po ndihet në pozitën aktuale, si kryetar i LDK-së.

“Përndryshe nuk ankohem fare që s’jam kryeministër sepse po e ndjej vetën shumë më mirë kështu”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme