Kryetari i i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Isa Mustafa, pas dështimit për lidhjen e një ‘koalicioni të shpresës’ me VV-në, sot iu është drejtuar qytetarëve me një shkresë në rrjetin e tij social ‘Facebook”, se si LDK-ja do të punojë për çkapjen e shtetit.
Mustafa iu ka premtuar qytetarëve se LDK-ja do të punojë në çkapjen e shtetit dhe dekriminalizin e tij.
“LDK me tërë potencialin e saj do të punojë për ç‘kapjen e shtetit dhe dekriminalizimin e tij, ta zhvillojë ekonominë e të hap vende pune; të rikthejë partneritetin me BE dhe SHBA”.
Mirëpo si duket Mustafa ka vënë pas shpinës, skandalet me tendera gjatë qeverisjes së tij.
Mustafa gjatë ushtrimit të detyrës si kryeministër i Kosovës është dyshuar se ka kurdisur tenderë për dy djemtë e tij Besnikun dhe Arbenin.
Insajderi kishte raportuar se Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, ia kishte dhënë tenderin kompanisë, “Makcar”, në pronësi të djemve të Mustafës, për riparimin e një veturë të blinduar BMË X5. Tenderin për këtë veturë djemve të Mustafës, ia kishte dhënë edhe Zyra e Kryeministrit. Disa muaj më vonë, vetura i është dhënë në shfrytëzim AKI-së. Ky institucion ia ka dhënë tenderin kompanisë për defektin e njëjtë të veturës së njëjtë, por me çmim katërfish më të lartë.
Por, nuk është hera e parë që i pari i LDK-së zotohet për luftimin e nepotizimit.
Si kryeminister gjatë vitit 2015, ai ishte zotuar që djemtë e tij nuk do të fitojnë asnjë tenderë nga Qeveria, po kishte qenë i rremë, nuk kishte mundur ta mbajë fjalën as për dy muaj.
Insajderi kishte zbuluar që derisa Mustafa ishte në Qeveri si kryeministër, kompania e djalit të tij ishte pajisur me licencë për biznesin e terminaleve.
Kompania “INTEREUROPA KOSOVA L.L.C”, bazuar në të dhënat e regjistrimit të biznesit është në pronësi të kompanisë sllovene “Intereuropa D.D”, dhe Hazbi Hasanit.
Ndërsa Arben Mustafa dhe Andrej Karl figurojnë si persona të autorizuar në këtë biznes. Emri i kësaj kompanie figuron edhe në deklarimin e pasurisë së kryeministrit Mustafa. Kur kishte deklaruar pasurinë më 2010, në cilësinë e kryetarit të Prishtinës, kishte shënuar se pesë përqind të aksioneve në këtë kompani i ka djali i tij.
Pavarësisht skandaleve me tenderë që iua siguroj djemëve të tij, Mustafa përseri pretendon të zotohet para qytetarëve se do të punojë për dekriminalizimin e shtetit kosovar./Insajderi.com