Mustafa “qeth” delet në Istog (Foto)

Kryeministri në largim, Isa Mustafa ka marrë pjesë në aktivitetin tradicional “Të Qethat 2017” në Istog.

Mustafa përmes një shkrimi në llogarinë e tij në “Facebook” ka thënë se Kosova ka resurse të mahnitshme të cilat duhet të përkrahen edhe më tej nga institucionet në mënyrë që të kemi zhvillim ekonomik, të ruhen prodhimet dhe artizanatet tona tradicionale dhe që vendi të ec përpara.

“Kënaqësi e veçantë të marr pjesë në aktivitetin vjetor tradicional “Të Qethat 2017”, në bjeshkët e Studenicës në Istog. Pata nderin të takoj shumë bashkatdhetarë që jetojnë në vendet perëndimore e që na gëzojnë me praninë e tyre në manifestimet tradicionale që zhvillohen në Kosovë. Kosova ka resurse të mahnitshme të cilat duhet të përkrahen edhe më tej nga institucionet tona në mënyrë që të kemi zhvillim ekonomik, të ruhen prodhimet dhe artizanatet tona tradicionale dhe që vendi ynë të ec përpara”, ka shkruar Mustafa. /Lajmi.net/

20431239_1410832065649693_87998102738244825_n

20429786_1410832068983026_4021145479744742488_n

20476159_1410832138983019_172360880282314082_n

20375680_1410832692316297_6170048703265131521_n

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme