Mustafa: Qeveri e vendimeve të mëdha, e mundëm edhe dhunën

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka folur për sfidat dhe rezultatet që ka treguar ekzekutivi i vendit nën udhëheqjen e tij, duke thënë se “koalicioni qeverisës ka arritur shumë në kushte jo të zakonshme”.

Mustafa përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “e mundëm dhunën dhe përpjekjet për instalimin të rrënimit të pushtetit demokratik me dhunë, të paparë jo vetëm në Ballkan por edhe në demokracitë tjera”, transmeton Telegrafi.

“Është kjo Qeveri e vendimeve të mëdha dhe e reformave të mëdha. Reformat zakonisht nuk janë populliste. Ato japin rezultate më vonë. Ne nuk do të dorëzohemi para reformave dhe vendimeve të mëdha, sado të vështira të jenë ato. Ndërmjet interesave afatshkurtra që ndërlidhen me votat dhe interesave të shtetit unë do të zgjedh këtë të dytën”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Mustafës:

“Të nderuar qytetarë

Kjo Qeveri dhe ky koalicion ka arritur shumë në kushte jo të zakonshme. E mundëm dhunën dhe përpjekjet për instalimin të rrënimit të pushtetit demokratik me dhunë, të paparë jo vetëm në Ballkan por edhe në demokracitë tjera. Forcuam marrëdhëniet me BE-në; nënshkruam marrëveshjen e parë kontraktuale dhe plotësuam kriteret për liberalizim të vizave, shumë më shumë se sa vendet e tjera.

Treguam se dimë ta zhvillojmë ekonominë; arritëm stabilitet të plotë buxhetor dhe stabilitet makroekonomik, me rritje të vazhdueshme reale ekonomike dhe ulje të normës së papunësisë.
Treguam se ne i dalim zot vendit tonë në të gjitha pjesët e tij, pa marrë parasysh provokimet.

Forcuam shtetin ligjor, luftuam korrupsionin, ekstremizmin dhe terrorizmin.
Shprehëm gatishmërinë e përhershme që me opozitën të gjejmë zgjidhje për çështjet me interes nacional të vendit.

Kemi sfida, jo të pakapërcyeshme, të transformimit të FSK-së, të demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, të themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Dy nga këto sfida ndërlidhen me integrimin e serbeve në institucione, kurse demarkacioni i kufirit është çështje e përgjegjësisë së shumicës, tani kur gjërat janë sqaruar përfundimisht.

Është kjo Qeveri e vendimeve të mëdha dhe e reformave të mëdha. Reformat zakonisht nuk janë populliste. Ato japin rezultate më vonë. Ne nuk do të dorëzohemi para reformave dhe vendimeve të mëdha, sado të vështira të jenë ato. Ndërmjet interesave afatshkurtra që ndërlidhen me votat dhe interesave të shtetit unë do të zgjedh këtë të dytën. IM” (sic.), ka shkruar Mustafa.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme