Mustafa: Rama bëri deklarata populliste. Kosova e Shqipëria bashkohen në BE

Kryeministri Isa Mustafa, duke folur në lidhje me deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, se nëse BE nuk e pranon Shqipërinë në gjirin e saj, atëherë do të kërkohet bashkimi me Kosovën, tha se kjo deklaratë është populiste.

“Ne nuk e kemi orientimin që të bëjmë bashkime tjera, përveç Bashkimit Evropian. Edhe nëse s’na pranojnë për dere, do të hyjmë për dritareje”, deklaroi Mustafa në Rubikon të KTV-së.