Mustafa: Rrëzimin e Qeverisë po e duan ata që kanë probleme me ligjin, krimin e korrupsionin

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, ka thënë se nuk e ka marrë me shqetësim çështjen e mocionit të opozitës për rrëzimin e Qeverisë të cilës i prinë.

Ka thënë se atë po e kërkojnë ata që kanë probleme me ligjin.

“Rrëzimin e qeverisë po e kërkojnë ata që kanë probleme me ligjin, me korrupsionin dhe krimin. Mirëpo Qeveria nuk lëshon pe. Ne do të vazhdojmë të luftojmë krimin”, ka thënë Mustafa në një paraqitje telefonike për televizionin publik nga Londra.

Mustafa ka treguar se të hënën do ta procedohet në Kuvendin e Kosovës çështja e demarkacionit me Malin e Zi.

“Unë nuk jam i preokupuar nëse demarkacioni ka apo nuk ka ndikim në rrëzimin tim, por jam i interesuar ta kalojmë atë sepse kemi përgjegjësi ndaj aleatëve tanë”, ka thënë Mustafa.

© KOHA

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme