Kryeministri i Kosovës ka shkarkuar nga detyra Ministrit e Administrimit të Pushtetit Lokal të Qeverisë së Kosovës, Ljubomir Mariç, një ditë pas vizitës së së paligjshme të Marko Gjuriçit në Kosovë.
Lajmin e ka bërë të ditur zyra e Kryeministrit, të premten në mesditë.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka marrë sot vendimin për shkarkimin e Ljubomir Mariq nga detyra e Ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, dhe njëkohësisht emërimin në këtë detyrë të Mirjana Jetviq, e cila deri më tani ka qenë zëvendësministre e Punës dhe Mirëqenies Sociale”, ka njoftuar kryeministria.
Në njoftim thuhet se vendimi për shkarkim dhe emërimin e ri u morrën me propozimin dhe me konsultim me përfaqësuesit e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës. /albeu.com/