Mustafa takohet me Pacollin, thotë se koalicioni LAA është i fortë

Shefi i LDK-së, Isa Mustafa sot është takuar me të parin e AKR-së, Behxhet Pacollin dhe është shprehur i sigurt se koalicioni LAA është i fortë si në ditët e para të marrëveshjes së tyre.

Mustafa në një postim në Facebook, ka shkruar se përveç nivelit parlamentar LDK-ja, Alternativa dhe AKR-ja do të vazhdojnë bashkëpunimin edhe në zgjedhjet lokale.

“Koalicioni i LDK-së me AKR-në si dhe me Alternativën është i fortë sa në ditët e fillimit të tij. Qëndrimet e shprehura për tu krijuar qeveria e vendit, janë shprehje e orientimeve shtetformuese të partnerëve tanë dhe këtë LDK nuk e kupton si orientim për thyerje të marrëveshjes së koaliconit dhe perspektivës sonë të përbashkët strategjike”, ka shkruar Mustafa.

“LDK, jo vetëm në nivel parlamentar por edhe në zgjedhje lokale do të bashkëpunoj ngushtë me AKR-në në shumë komuna si dhe me Alternativën, atje ku gjejmë interes të përbashkët. Besoj shumë një njerëzit e AKR-së dhe në kompetencën e tyre për qeverisje. Sikurse që besoj se Alternativa do të jetë vlerë shtuese e demokracisë sonë. Ne ndajmë orientime dhe synime të përbashkëta për vendin, krijojmë sinergji për suksese që i nevojiten Kosovës. Këtë bindje e kisha edhe sot nga takimi miqësor me z. Behxeht Pacoli”, ka shkruar ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme