Mustafa: Teuta nuk do ta votojë as Veselin e as Haradinajn

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë sot se asnjë deputet i partisë së tij nuk do t’ia jap votën Kadri Veselit për t’u rizgjedh në krye të legjislativit, e as Ramush Haradinajt për kryeministër.

Musfata, kryeministër në detyrë, është shprehur i bindur se as Teuta Rugova nuk do ta votojë qeverinë Haradinaj.

“Ne respektojmë familjen Rugova, ne vlerësojmë veprën e Ibrahim Rugovës dhe ne besojmë plotësisht në Teuta Rugovën si deputete e LDK-së se ajo do të mbajë qëndrimet LDK-së. Asnjë arsye nuk e kemi që ne mos të besojmë në deputetët tanë, sidomos në Teutën. Por shtëpia e Ibrahim Rugovës është e hapur, sepse ajo shtëpi nuk I takon vetëm Ibrahim Rugovës dhe familjes Rugova, por të gjithëve”, ka thënë Mustafa, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, nuk ka asgjë të keqe që ajo shtëpi të vizitohet edhe nga Ramush Haradinaj dhe të tjerët, sepse është institucion shtetëror.

“Ne e kemi qëndrimin e LDK-së se deputetët e LDK-së nuk do të votojnë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit. Edhe Alternativa edhe AKR-ja janë zotuar se do t’i përmbahen qëndrimit të LDK-së dhe këto qëndrime janë që nuk do të votohet Kadri Veseli për kryetar të Kuvendit dhe Ramush Haradinaj për kryeministër, përktësisht qeveria e cila drejtohet nga PDK, duke pas parasysh se ata e kanë shumicën në atë qeveri. Ata e kanë prishur marrëveshjen dhe Kadri Veseli dhe të tjerët në PDK kanë bërë sjellje fëmijërore për interesa tyre personale ose partiake”, ka thënë Mustafa. /Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme