Mustafa thotë se përfaqësuesit e Luginës e njoftuan për përkeqësimin e pozitës së tyre

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Luginës së Preshevës, dhe thotë se nga ta është njoftuar për përkeqësimin e gjendjes së tyre.

“Kisha nderin që sot, së bashku me z. Lutfi Haziri, ti pres në shtëpinë time në vizitë përfaqësuesit e Luginës së Preshevës, z. Shaip Kamberi, znj. Ardita Sinani dhe deputetin Fatmir Hasani. U interesuan për gjendje e rehabilitimit tim shëndetësor si dhe për proceset aktuale sidomos për pikëpamjet e LDK-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Thotë se përfaqësuesit e Luginës së Preshevës e njoftuan për përkeqësimin e vazhdueshëm të pozitës së shqiptarëve atje, për shpopullimin dhe shpërnguljen e madhe të tyre dhe interesin për ardhmërinë e kësaj Lugine në perspektivën e marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi.

“Duke shfaqë brengën time dhe të LDK-së për gjendjen aktuale por edhe interesimin e përhershëm të LDK-së për shqiptarët në Luginën e Preshevës, i njoftova se LDK konsideron se korrigjimi i kufijve, në situatën kur Serbia nuk i njeh kufijtë aktual të Kosovës dhe hapja e çështjeve të integritetit territorial, jo vetëm që janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe Deklaratën e shpalljes së Pavarësisë por rrezikojnë që të vejmë në tryezë shtetësinë e Kosovës”, thotë tutje Mustafa.

Lideri i LDK-së, më tej thotë se për dialog me Serbinë duhet të kemi një proces të përgatitur, të diskutuar ndërmjet veti, të matur mirë, gjithëpërfshirës si dhe përfaqësim me legjitimitet politik e kushtetues.

“Ndërkaq Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbetet e përkushtuar për shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe do të intensifikoj komunikimin me ta në të gjitha fazat”, përfundon Mustafa.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme