Mustafa thotë se ShBA-ja përkrahë Demarkacionin, tregon vërejtjet që ua dha Biden

SHBA-ja vlerëson se Kosova nuk humb tokë nga shënjimi i vijës kufitare me Malin e Zi dhe se marrëveshja duhet të ratifikohet sa më shpejtë, kjo nëse duam liberalizim vizash dhe formimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kështu ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa teksa po raportonte para kabinetit të tij, për ato që janë biseduar në takim me zëvendëspresidentin amerikan, Joe Biden, raporton lajmi.net

Ai thotë se Asociacioni dhe Demarkacioni janë çështje që duhet të kryhen sipas ShBA-së, por thotë se kanë folur edhe për ekonominë e Kosovës, siç është papunësi, veçanërisht tek të rinjtë dhe gratë.

Mustafa pranoi se Biden ka dhënë vërejtje, që opinionin nuk kanë informuar si duhet në lidhje me Demarkacionin, por që kanë lënë një grup të vogël, siç ai e quan opozitën, të pretendojë se Kosova po humb territor, e që është e pavërtetë. Mustafa thotë se deputetët duhet të kryejnë obligimet e tyre.

Foli edhe për krimin e organizuar dhe korrupsionin, e që tha se i kanë premtuar ShBA-së se do i luftojnë atë që nga vartësit e institucioneve dhe tutje.

Ai e quajti vizitën e Biden si historike për vendin tonë, dhe tha se Kosova ka përgjegjësi të mëdha dhe obligime, nga shteti ynë është investim i madh i SHBA-së.

Tregoi se çfarë biseduan për Demarkacionin.

“Shtetet  e Bashkuara të Amerikës konsiderojnë se çështja e shënimit të vijës kufitare me Malin e Zi është shumë e qartë. Departamenti i Shtetit ka dhënë vlerësim se kjo vijë është në harmoni me vijën në të cilën SHBA e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës, që përputhet me territorin që Kosova ka pasur si Krahinë Autonome në ish-Jugosllavi. Zëvendës presidenti Biden ishte shumë i hapur dhe konkret lidhur me detyrimet tona për të proceduar me ratifikimin e kësaj Marrëveshjeje. Vërejtjet ishin se nuk kemi bërë sa duhet për ta njoftuar opinionin me të vërtetën e kësaj çështjeje, dhe se e vërteta është se insistimi i një grupi të vogël se Kosova po humb territor është krejtësisht i pavërtetë dhe i paqëndrueshëm”, tha Mustafa.

Sipas tij, Komisioni Evropian e as Bashkimi Evropian, me gjithë kushtin për ratifikimin e marrëveshjes që të Kosova të ketë liberalizim, sipas Mustafës, nuk përzihen në punët që kanë institucionet e Kosovës.

Ai tha se përkrahja e ShBA-së është në varësi të asaj se si Kosova i përmbush obligimet e saj.

“ShBA-ja vlerëson se duhet të implementohet marrëveshja mbi themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Ekziston vendimi i Gjykatës Kushtetuese i cili ka konkluduar se Asociacioni është obligim për Kosovën ngase është ratifikuar…..Qeveria do punoj që Asociacioni të themelohet duke respektuar tërësisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe marrëveshjen e parë të ratifikuar me Ligj”, tha kryeministri Mustafa.

“Në fushën e zhvillimit ekonomike edhe përkundër faktit se kemi shënuar rritje të lartë të ekonomisë sa ka qenë 4% vitin e kaluar, më e larta në rajon, ishte vlerësim i përbashkët se duhet marr veprime edhe më konkrete për të adresuar zhvillimin ekonomik i cili do ta zbuste shkallën e tanishme të papunësisë, prej mbi 30%, dhe sidomos shkallën shumë të lartë të papunësisë së të rinjve dhe grave”, tha ai, raporton lajmi.net

Ai tha se ShBA do të ndihmojnë Kosovën në investime siç është ajo në termocentralin “Kosova e Re”  e shumë të tjera. Por, para këtyre, kërkohet forcim i shtetit ligjor dhe luftë krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Krimi i organizuar dhe korrupsioni duhet të luftohet në të gjitha poret e shoqërisë, duhet të vazhdohet me masa konkrete ndaj gjithë punonjësve dhe vartësve në pozita të larta në institucionet e Kosovës të cilët bien në konflikt me Ligjin, nuk e zbatojnë ligjin ose e zbatojnë atë në mënyrë të gabuar”, tha Mustafa.

Mustafa u tha kabinetit të tij se në takim me Biden u vlerësua dhe veçua lartë, rezultati i Kosovë në luftë kundër terrorizmit dhe ekstremizmit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme