Postimi i tije i plote:
Vetëm pse Posta e Kosovës është në pronësi publike (100% në pronësi të Republikës) duhet të dëmtohet nga vetë një institucion tjetër po ashtu publik, i formuar nga vetë organet e Republikës?!
Tmerr dhe TURP për këtë Autoritet të Konkurencës!
Ka më shumë se një vit që kemi ushtru padi tek Autoriteti i Konkurencës mbi monopolin e krijuar nga operatori tjeter mobil në vend në lidhje me ekskluzivitetin paketës televizive “DigitAlb, dhe deri më sot as edhe një njoftim nuk kemi se deri ku ka ardhë shqyrtimi i padisë së bërë, që të mos përmendi fare për ndonjë vendim eventual nga ta!!!
A vetëm pse NE, Telekomi i Kosovës jemi në pronësi publike (100% në pronësi të Republikës) duhet të dëmtohemi në vazhdimësi nga neglizhenca dhe mos veprimi i Autoritetit të Konkurencës, që deri më sot nuk lodhet fare të shqyrtoj rastin sipas padisë sonë që kemi bërë?
Pa dyshim që kam filluar të bësoj se po të ishim korporatë private, Autoriteti i Konkurencës deri më tash do të binte vendimin në dobi të Telekomit! Ma lehtë do ta kishin dhe më të motivuar do të ishin